PËR REKLAMUESIT

Arrini audiencën e duhur

Mandeta ndihmon brendet të arrijnë audiencën e duhur, në momentin e duhur, nëpër media të besueshme në gjuhën shqipe, dhe përmes qasjes Open Marketplace, të bejë oferta në kohë reale për hapësirë reklamimi në media kudo tjetër, gjithmonë me kontroll të plotë mbi buxhetin tuaj. Fushatat ekzekutohen përmes sistemeve të automatizuara programatike të ndërtuara për saktësi, kontroll dhe performancë.

Sfida

Nuk ekziston një platformë e vetë ku të arrini së bashku audiencën shqipfolëse dhe atë ndërkombëtare.
Brendet përfundojnë duke menaxhuar platforma dhe marrëveshje të veçanta vetëm për të mbuluar nëjëkoçësisht median në gjuhën shqipe dhe median ndërkombëtare.
Mandeta e zgjidh këtë me një platformë të vetme: qasje direkte te botuesit premium shqipfolës, plus qasje Open Marketplace për të bërë oferta në kohë reale për media ndërkombëtare, gjithçka e menaxhuar së bashku me një login të vetëm, një panel të vetëm dhe një faturë të vetëme.

Zgjidhja Mandeta

targetimi preciz
Fushatat planifikohen dhe ekzekutohen bazuar në sjelljen e audiencës, interesat, lokacionin dhe kohën. Kjo u mundëson brendeve të arrijnë audiencën e duhur, në momentin e duhur, drejtpërdrejt te botuesit shqipfolës dhe, përmes qasjes Open Marketplace, edhe në tregje ndërkombëtare.
brand safety
Ne bashkëpunojmë ekskluzivisht me reklamues serioz premium dhe media të besueshme. Ky angazhim i dyanshëm garanton një mjedis me cilësi të lartë dhe brand-safe, që ruan imazhin korporativ të të gjithë partnerëve në ekosistemin tonë.
FORMATET 360°
Një sistem i vetëm i mbulon të gjitha: mbi 40 formate te botuesit premium shqipfolës, plus inventar ndërkombëtar përmes qasjes Open Marketplace. Mendoni për banera display, artikuj nativ, video pre roll, spote audio, reklama CTV dhe ekrane DOOH.

Teknologjia

Mandeta Ads përmbledh bazën programatike mbi të cilën funksionojnë kampanjat.
Demand Side Platform (DSP)
Platformë e avancuar për blerje automatike që mundëson targetim të detajuar dhe pjesëmarrje në ankande në kohë reale, duke siguruar efikasitet të lartë dhe menaxhim të saktë të shpenzimeve.
Data Management Platform (DMP)
Qendra e inteligjencës së ekosistemit, e cila mbledh, segmenton dhe aktivizon të dhëna të sjelljes dhe gjeografike për arritje ultra-precize të segmenteve të audiencës shqipfolëse.

Pyetjet e shpeshta

Pse nuk mund të përdor Google Ads për të arritur këtë audiencë?

Platformat globale si Google Ads nuk e mbështesin plotësisht gjuhën shqipe, duke e bërë Mandeta pikën ekskluzive dhe të verifikuar të hyrjes për të targetuar këtë audiencë në mënyrë efektive, ndërsa qasja Open Marketplace ju jep gjithashtu qasje te media ndërkombëtare sipas nevojës.

Si siguron Mandeta sigurinë e markës?

Mandeta bashkëpunon ekskluzivisht me reklamues serioz premium dhe media të besueshme, duke garantuar një mjedis me cilësi të lartë dhe brand-safe.

Çfarë lloj shënjestrimi është në dispozicion?

Targetimi me precizion realizohet përmes një DMP (Data Management Platform) të dedikuar, duke mundësuar targetim sipas interesit, sjelljes dhe gjeolokacionit, përfshirë edhe Diasporën me vlerë të lartë.

Gati për të hyrë në treg?

Bashkohuni me ekosistemin kryesor programatik për audiencën shqipfolëse.
Terms & Conditions · Privacy Policy · Cookie Policy